E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, plagoset 40-vjeçari nga 2 vëllezër

Një plagosje ka ndodhur në lagjen 29 Nëntori në Vlorë, ku një 40-vjeçar është konfliktuar me dy të rinj nga fshati Gjorm i Vlorës. Sipas të dhënave shkak i konfliktit ka qenë disa pagesa parash, që dy vëllezërit nuk i kanë shlyer Muhos. Ky i fundit së bashku me vëllain e vete ka një firmë ndërtimi duralumini.

Konflikti ka degjeneruar, sa njëri nga personat ka qëlluar më armë zjarri 40-vjeçarin, Kastriot Muho. Personi që ka qëlluar Munohn ka braktisur mjetin afër vendngjarjes, tek Kryqi Kuq në Vlorë, dhe është larguar nëpër lagje duke i shpëtuar policisë.

40-vjeçari Muho është transportuar për në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia bën të ditur se autorët e ngjarjes janë vëllezërit, Enea dhe Luli Zenelaj, të cilët janë banues të lagjes Pavarësia në Vlorë.

Sipas policisë shkak i konfliktit ka qenë për punë parkimi.  /Anila Peçi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›