E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani: Të merren masat për romët, ndryshe rrezikojmë integrimin

Avokati i Popullit i kërkon tre ministrive që të marin masa urgjente për komunitetin rom pasi ndryshe rrezikojmë integrimin e vendit në BE.

Gjatë takimit me Ombudsmanë dhe drejtues të institucioneve të të drejtave të njeriut nga Ballkani Perendimor Totozani ka tërhequr vëmendjen Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrisë së Brëndshme dhe Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit në lidhje me tre rekomandimet legjislative të paraqitura
 

Për dy ditë me radhë Avokati i Popullit ka qënë pjesë e Konferencës së Ombudsmanëve të Rajonit, me temë "Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve në Evropën Juglindore" organizuar nga Këshilli i Europës.

Ky takim konsiston në përmirësimin e respektimit të të drejtave të njeriut, veçanërisht mbrojtjen e minoritetit rom, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve në autoritetet kombëtare, si dhe propozimin e praktikave më të mira në këtë drejtim.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›