INU, aksion për objektet pa leje në Tiranë

Inspektoriati Ndërtimor Urbanikstik i Bashkisë ka nisur aksionin e rradhës për të spastruar objektet që janë ngritur pa leje duke zënë edhe hapësirat publike.
Edhe pse ndërhyrja për të tilla aksione është e vështirë INU thotë se nuk do të lejoj asnjë subjekt në Tiranë të ushtroj aktivitet në mënyrë të paligjshme. Në këtë subjekt sot është ndërhyrë sepse ne bodrumin e këtij pallati shumë katësh, administratori kërkon të bëjë restorant duke ndërhyrë në themelet e kësaj ndërtese.
Drejtori i inspektoriatit Florenc Hoxha thotë se do të vazhdojnë aksionet duke paralajmëruar bizneset që masat do të prekin të gjitha ata që bëjnë shtesa apo ndërhyje pa leje në objeket ekzistuese, si lokale, shtëpi apo ndërtime që zënë hapësirat publike.