E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani takon Burgajn, raport për situatën në paraburgim

Totozani tha se institucioni i Avokatit të Popullit është një institucion monitorues, i cili, “sikurse monitoron zbatimin e të drejtave të njeriut nga të gjitha organet e tjera shtetërore, në mënyrë të veçantë ne kujdesemi që Policia e Shtetit, si mbrojtëse e vetme e sigurisë së qytetarëve në këtë vend, në punën e saj të udhëhiqet gjithmonë nga ligji”.

Ai shtoi se policia duhet të zbatojë edhe rekomandimin e 12-të të BE-së, i cili ka të bëjë pikërisht me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga Policia e Shtetit. “Brenda disa ditësh ne do të kemi një raport të gjendjes së zbatimit të këtij rekomandimi, i cili do të diskutohet vazhdimisht me policinë. Do të kemi një bashkëpunim shumë të mirë, në mënyrë që edhe rekomandimet e Avokatit të Popullit të zbatohen, por edhe Policia e Shtetit të jetë vërtetë në lartësinë e duhur në respektimin e ligjit”, vijoi.

Nga ana e tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Burgaj, duke e cilësuar këtë takim si mjaft të rëndësishëm dhe konstruktiv në lidhje me respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, u shpreh se qëllimi është zbatimi i ligjit. “Nëse ne zbatojmë ligjin me përpikmëri do të thotë që kemi zbatuar liritë dhe të drejtat e njeriut. Përveç kësaj, kemi propozuar që së bashku të ngrejmë grupe pune të përbashkëta permanente që do të vëzhgojnë, do të hetojnë çdo rast dhe sigurisht kjo tregon për transparencën e Policisë së Shtetit ndaj institucionit të pavarur të Avokatit të Popullit”, theksoi Burgaj. /Start/

                                                                                             2012-04-12 17:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›