E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 307 kg drogë në Gjirokastër, 3 në pranga, 6 kërkohen

Për rastin, policia ka arrestuar tre të rinj, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim.

 Forcat e policisë kanë pikasur gjashtë persona që po transportonin lëndë narkotike, teksa ndërmorën operacionin e koduar “Pashkët”.

Policia bëri me dije se droga ishte e ndarë në 8 çanta, ndërsa grupi ishte i organizuar, ku një pjesë kryente vëzhgimin e rrugës, ndërsa pjesa tjetër transportonte lëndën narkotike.

Në pranga përfunduan shtetasit Markelian dhe Indrit Alinanin dhe Artur Shukulli, të tre nga Delvina. Ndërsa janë në kërkim 2 persona nga Lazarati dhe 4 të tjerë po nga Delvina. /Start/

                                                                                             2012-04-13 09:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›