E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen grabitësit e tabelave

Në pranga përfunduan shtetasit R. K., 17-vjeç, (drejtuesi i automjetit); L. T., 17-vjeç si dhe E. M., 17-vjeç, të tre banues në Vlorë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregtisë” nga shërbimet e policisë nën drejtimin e një automjeti tip FIAT Panda pa targa dhe pa dokumente në bagazhin e të cilit ndodheshin 36 tabela (prej bakri) emërtuese të rrugëve të qytetit të Vlorës.

Tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kishin hequr në zonën e Drejtorisë së Pyjores Vlorë me qëllim shitjen e tyre për skrap. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vjedhja” ./Start/

                                                                                             2012-04-12 16:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›