Flamurtari fiton ndaj Besës, 2-0
Vlorë (Start) - Flamurtari ka arritur të marrë edhe tre pikë të tjera në ndeshjen e luajtur kundër Besës. Vlonjate shënuan dy gola pas një loje sulmuese që zhvilluan gjatë gjithë takimit. Në takimin e luajtur në stadiumin e qytetit të Vlorës, në pjesën e parë vendasit u përpoqën të sulmonin më tepër dhe iu afruan portës kundërshtare, duke e rrezikuar atë në të paktën 3 raste. Në pjesën e dytë të ndeshjes në minutën 14’-të, kroati Brajkoviç arriti të shënonte golin e parë për kuqezinjtë. Pas një krosi nga fundorja të dhënë ndaj tij, ai arriti t’i shpëtonte mbulimit të mbrojtjes së Besës dhe të zhbllokonte rezultatin me një gjuajtje të fortë brenda zonës. Edhe pas këtij momenti, skuadra mike u përpoq të sulmonte më shumë, por pa rezultat. Ndërsa dy minuta përpara përfundimit të takimit, Çaushi, me një shkëputje në krahun e majtë të sulmit, doli përballë portës kundërshtare dhe me një gjuajtje të fortë e kaloi topin në rrjetë. Me fitoren e sotme, skuadra vlonjate ngjitet në kuotën e 16 pikëve.