Tottenham, në finalen e Kupës së Ligës

Tottenham ka arritur të sigurojë një biletë për në finalen e Kupës së Ligës pas fitores 2-0 të arritur në “Tottenham Hotspur Stadium” përballë Brentford. Miqtë e nisën mjaft mirë sfidën, por të besuarit e trajnerit Mourinho arritën të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 13-të në rastin e parë të krijuar. Një aksion i nisur nga Sergio Reguilon është konkretizuar në mënyrën e duhur nga Sissoko.
Ivan Toney arriti të gjejë rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, por VAR i prishi festwën. Më pas është koreani Son, që vulosi fitoren e Spurs në këtë sfidë gjysmëfinale. Pak para fundit të takimit, Josh Dasilva u përjashtua për një ndërhyrje të rrezikshme në dëm të Hojbjerg.
Finalja e Kupës së Ligës do të luhet në Wembli në fund të prillit, me Tottenham që do të përballet me fituesen e gjysmëfinales tjetër, atë mes Manchester United dhe Manchester City.