Woodgate këshillon Kane: Shko te Reali, nuk mund të fitosh me

Jonathan Woodgate, ish-mbrojtësi i Tottenham dhe Real Madrid, nuk sheh një të ardhme fituese për Spurs dhe i sugjeron Harry Kane të ndryshojë ambjent. Ja deklaratat e tij në Stadium Astro: “Nëse Real Madrid e kërkon, duhet të shkojë. Nëse ai dëshiron të fitojë trofe dhe të jetë në piedestalin e Messit, Ronaldos, në nivelin e këtyre llojë lojtarësh, Kane duhet të shkojë. Nuk e imagjinoj që ai të fitojë kampionatin me Spurs, jo këtë sezon ose në sezonin tjetër. Ata ende duhet të shpenzojnë shumë për të arritur atje ku janë Manchester City dhe Liverpool. Dhe nëse ai dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve duhet të shkojë te Real Madrid”.