E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenham në vendin e tretë

Skuadra e Tottenham ka shënuar fitore në javën e 20-të të futbollit anglez. Londinezët arritën fitore si mysafir në fushën e Sunderland me rezultat 2 me 1.

Sunderland ishte në avantazh në pjesën e parë me golin e Osheas në minutën e 40. Por mysafirët nga Londra rikthehen në lojë që në fillim të pjesës së dytë.

Cuellar me autogol barazoj në 1 me 1 në minutën e 48. Lennon shënoj për 2 me 1 vetëm dy minuta më vonë.

Pas kësaj fitoreje Tottenham rrëmben pozitën e tretë me 36 pikë, por më një lojë më shumë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›