Finalja e Europa Ligë, përballja Fulham- Atletico Madrid

Finalja e Europa Ligë do të vendosë përballë Fulham dhe Atletico Madrid, dy klube që kanë jetuar në hijen e rivalëve të mëdhenj të qytetit, por që do të jenë në qendër të vëmendjes të mërkurën. Prezantimi i parë i Atleticos në Europe ka qenë në sezonin 1958-59 në Kupën e Kampioneve, ndërkohë që ky është sezoni i dytë për Fulham që luan në një kompeticion europian.
Sigurisht eksperienca është nga ana e Atleticos, me 211 ndeshje në Europë dhe një trofe të Kupës së Kupave në 1962, të cilën e humbën në finale një vit më pas, por edhe në 1986. ndërkohë që anglezët, duke përfshirë edhe ndeshjet në Intertoto, bëjnë në total 32 prezenca në Europë, 18 nga të cilët vetëm këtë sezon. Finalja e të mërkurës nuk do të jetë e para në fakt për Atleticon kundër një skuadre angleze, apo më saktë londineze. Ata kanë humbur 5-1 përballë Tottenham Hotspur në finalen e Kupës së Kupave të luajtur në vitin 1963 në Rotterdam, kur Spurs u bënë klubi i parë anglez që fitoi një kompeticion Europian.
Eno Skarço < I mëparshmi