Tottenham provoi të merrte Paton

Pas largimit të Gareth Bale, Tottenhami provoi në orët e fundit ta përforconte ekipin në merkato. Mësohet se objektivi kryesor ishte ish-sulmuesi i Milanit, Aleksandre Pato.
Sipas mediave britanike, për të siguruar shërbimet e brazilianit, londinezët i ofruan ekipit të Corinthians 15 milionë euro, por oferta erdhi në ditën e fundit të merkatos. Ndërkaq mësohet se klubi brazilian nuk e pranoi ofertën e Spursave, duke kërkuar 20 milionë euro për lojtarin.
Megjithatë bisedimet mes dy klubeve do të rifillojnë me hapjen e merkatos së janarit./indeksonline/