E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger sytë nga Reus, Gundogan dhe Bender

Se Arsene Wenger dhe Arsenali po ndryshojnë, këtë e dëshmoi edhe blerja e Mesut Ozil, ku për të "topçinjtë" shpenzuan hiq më pak se 42.5 milion funta, duke u bërë blerja e dytë më e shtrenjtë në Premier League, pas Torresit kur u ble nga Chelsea më 2008.

Një tjetër ndryshim shumë i madh të Arsene Wenger është padyshim edhe ndryshimi i destinacionit të blerjeve të lojtarëve, duke braktisur Francën dhe duke iu kthyer Gjermanisë si vend potencial. Sipas asaj çka raportojnë mediat angleze Arsene ëenger tani i ka kthyer sytë në tre lojtarë të Bundesligës, nga dyshja Marco Reus dhe Ilkay Gundogan si dhe te mesfushori i Bayer Leverkusen Lars Bender.

Edhe pse për dy të parët, trajneri i Dortmundit Jurgen Klopp është shprehur se nuk ka gjasa të ndërrojnë ambient, megjithatë ata mbeten në radarin e Wengerit dhe një ofertë joshëse normalisht që do të bënte të ndërronte mendje. Bender poashtu është shumë i pëlqyer nga ëenger dhe normalisht që ndonjë ofertë e mirë për Leverkusen do ti ndryshonte gjërat. Hiq më pak të parapëlqyer nga menaxheri i Arsenalit nuk janë edhe i riu Julian Draxler i Schalkes dhe mbrojtësi i krahut Lukasz Piszcek, pasi që Gunners janë në kërmim të një zëvëndësuesi të Bacary Sagna, i cili mund të largohet si transfer i lirë në fund të sezonit.

Me ardhjen e mundshme të këtyre lojtarëve Arsenali pothuaj do të "gjermanizohej", meqë pjesë e këtij klubi veç janë: kapiteni Per Mertesacker, Lukas Podolski, Serge Gnabry, Gedion Zelalem dhe i posaardhuri ylli turko-gjerman Mesut Ozil./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›