Tottenhami, në garë për Huntelaarin

Klaas-Jan Huntelaar është vënë në shënjestër të klubeve angleze. Sipas të përditshmes britanike The Independent, e ardhmja e sulmuesit holandez mund të jetë e lidhur me Premierligën.
Sipas kësaj të përditshmeje, ekipi i fundit që ka hyrë në garë për ish futbollistin e Ajaxit, Real Madridit dhe Milanit, i cili aktualisht luan në Schalke, ka hyrë edhe Tottenhami, që ka bërë gati 10 milionë euro.
Huntelaarit i skadon kontrata me klubin gjerman gjatë verës së vitit të ardhshëm dhe Schalke mund të vendosë ta shesë qysh në janar për të fituar para nga ai.
Përpos klubit londinez, për përfaqësuesin holandez interesim ka shprehur edhe Liverpooli.