Tottenhami refuzohet për Diarrën

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 18:40
Real Madrid ka refuzuar një ofertë nga Tottenham Hotspuri për mesfushorin Lassana Diarra, kanë njoftuar mediet spanjolle të enjten.
Tottenham besohej se kërkonte mesfushorin në huazim por gjiganti nga La Liga është i interesuar vetëm për shitjen e tij.
Reali fillimisht kërkoi 20 milionë funte për Diarrën, por më pas shprehu gatishmëri të zbresë çmimin e tij në 15 milionë funte.
Por, e përditshmja sportive spanjolle, Marca ka njoftuar se Reali ka refuzuar një ofertë nga Tottenhami për 26-vjeçarin.