E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë ofertë për Gilardinon

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 19:30

Menaxheri i Alberto Gilardinos ka sqaruar se nuk është paraqitur asnjë ofertë për sulmuesin e Fiorentinës nga PSG dhe Marseille.

Edhe pse menaxheri Beppe Bozzo së fundmi zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të PSG-së, Leonardo, e ardhmja e klientit të tij duket se nuk ka qenë pjesë e bisedimeve.

Marseille po ashtu është spekuluar se kërkon Gilardinon, por që ende nuk ka marrë ofertë prej tyre.

“Askush nuk ka bërë ofertë konkrete për Gilardinon, përfshirë PSG-në dhe Marseillen. Fiorentina nuk dëshiron ta shesë futbollistin”, tha Bozzo për RMC.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›