E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trukimet ne Greqi Federata perjashton O.Volosin

Federata Greke e Futbollit ka ndërhyrë me grusht të hekurt ndaj skuadrave, të cilat u përfshinë në skandalin e trukimit të ndeshjeve duke përjashtuar nga Liga e Europës Olimpiakos Volos.

Vendimi drastik erdhi pas hetimit disa mujor të prokurorisë helene dhe komisioneve të federatës që në fund kanë vendosur të largojnë ekipin e tyre nga kompeticioni europian.

Olimpiakos Volos do të luante kundër Paris Sg  në turin e fundit paraeliminator të Ligës së Europës, ndërsa tani gjithcka është në dorë të UEFA-s, e cila do të vendosë nëse do t'i japë francëzëve klualfikimin në tavolinë, apo do të përcaktojë një tjetër kundërshtar për formacionin parazien.

Po ashtu, Olimpiakos Volos do të nisë sezonin e ardhshem me minus dhjetë pikë, ashtu si skuadra tjetër greke, Kavala, që është penalizuar me minus tetë pikë.

Një dëmim të rëndë kanë marrë presidentët e këtyre dy skuadrave, Achilleas Beos dhe Makis Psomiadis, të cilët përvecëse do të pagujanë një gjobë prej 300 mijë euro, janë përjashtuar përjetësisht nga të gjitha aktivitetet sportive.

Vendimet e federatës greke vijnë vetëm pak javë nga vizita e presidentit të UEFA-s, Mischel Platini, në Athinë, ku numri një i qeverisë europiane të futbollit kërkoi tolerancë zero ndaj basteve të paligjshme dhe trukimeve të ndeshjeve.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›