E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti i gatshëm për Italinë

Sulmuesi i Romës, Francesco Totti ka thënë se mund të kthehet nga pensionimi ndërkombëtar dhe të luajë për Italinë në Kampionatin botëror 2010, nëse merr ftesë nga selektori Marcello Lippi.

33 vjeçari kishte braktisur Azzurrët pas triumfit në Kampionatin botëror 2006 por është shprehur i gatshëm për rikthim para garës së këtij viti në Afrikën e Jugut.

“Do të vendosi në prill. Nëse Lippi më fton, jam në formë të mirë fizike dhe jam i kërkuar nga ekipi, do të shkoj”, tha Totti për të përditshmen italiane La Repubblica.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›