E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti i papranueshëm

Ish-selektori i Italisë, Cesare Maldini beson se rikthimi i Francesco Tottit në ekipin Kombëtar do të ishte i papranueshëm.

Në ditët e fundit është folur shumë rreth rikthimit të Tottit për Kampionatin botëror 2010 pasi ai nuk është paraqitur për Azzurrët nga triumfi në vitin 2006.

Nëse largoheni nga Kombëtarja, rikthimi është i papranueshëm, tha Maldini për Radio Kiss Kiss. Totti nuk është i vetmi futbollist që konsideron rikthimin, pasi edhe mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta mund të ndërroj mendjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›