Rusi, të paktën 10 të burgosur tentojnë vetvrasjen
Një ngjarje me të vërtetë e rëndë ka ndodhur në një burg të Rusisë. Disa të burgosur kanë prerë damarët e gjakut në duar, në përpjekje për të kryer vetëvrasje. Kjo u ka ndodhur të paktën 10 të burgosurve në një burg në rajonin Saratov në jug të Rusisë.
Prokurorët thanë se të dënuarit u përpoqën të vrasin veten pasi ishin mbyllur në qeli, për shkak se u ishte refuzuar që të dalin në shëtitjen e zakonshme në oborrin e burgut në qytetin Engels. Mediat vendase bëjnë të ditura se në incidentin e lartpërmendur, janë përfshirë nga 10 deri 15 të burgosur. Kjo është hera e parë që ndodh një akt i tillë në burgjet ruse, burgje të cilat njihen për kushtet të papërshtatshme në të cilat jetojnë me mijëra të burgosur. Madje një fakt i tillë është kritikuar ashpër edhe nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe nga Komiteti rus i Helsinkit.