E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: SHBA-ja po përmirësohet në fushën e punësimit


Presidenti amerikan Barak Obama ka folur ditën e premte për përmirësimin që po kalon aktualisht SHBA-ja në sektorin e punësimit. Sipas presidentit amerikan SHBA-ja po përjeton një periudhë pozitive në këtë sektor. Obama është shprehur se pas aprovimit të reformës së shëndetësisë, punësimi i amerikanëve është dhe do të jetë fokusi kryesor i administratës që ai drejton.
"Rruga është ende e gjatë për përmirësimin e punësimit, por kemi filluar të ndryshojmë faqe."- është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama.
"Qeveria mund të krijojë kushtet për të bërë të mundur që ndërmarrjet të kenë sukses dhe të fillojnë të punësojnë dhe krijojnë infrastrukturën. Kjo është ajo që kemi bërë", deklaroi Obama. "Më e keqja e krizës ka kaluar tashmë, përpara kemi ditë më të bukura", shtoi ai. Në mars ekonomia amerikane ka krijuar 162 mijë vende pune duke ulur indeksin e papunësisë në SHBA. Shumë ekonomistë e kanë quajtur këtë fakt si lajmi më i mirë për ekonominë amerikane në këto dy vitet e fundit, vite në të cilat ekonomia më e madhe në botë ishte e përfshirë nga reccensioni ekonomik më i madh që nga koha e Depresionit të Madh në vitet 40' të vitit të kaluar.
Deklarata e presidentit të parë me ngjyrë amerikan e cila kishte lidhje me punësimin, u dha në shtetin federal të Karolinë së Veriut, shtet vendimtar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga ana e Obamës në vitin 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›