Kosova përgatitet për Halmstadin

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të martën është grumbulluar në qendrën sportive në Olando të Suedisë, ku ekipi kosovar e ka organizuar kampin e vet, në të cilin do të qëndrojë deri më 14 qershor. Ftesës së selektorit kosovar, Albert Bunjaki, iu kanë përgjigjur të gjithë futbollistët e ftuar.
Dita e parë e grumbullimit është shfrytëzuar kryesisht për t’u njohur futbollistët mes veti, sepse një rast të tillë nuk e kanë pasur deri më tani, pasi lojtarët luajnë nëpër vende të ndryshme të Evropës, por ka edhe të atillë që aktivizohen në Superligën e Kosovës. Më pas, ekipi kosovar në krye me selektorin Albert Bunjaki kanë mbajtur ligjërata teorike, por ka zhvilluar edhe një seancë stërvitore.
Ekipi kosovar do të vazhdojë përgatitjet sipas plan-programit të Bunjakit, të cilat stërvitje do t’i shërbejnë seleksionuesit kosovar për miqësoren e 10 qershorit që zhvillohet në kuadër të këtij grumbullimi, ndërmjet Halmstadit dhe Kosovës.