E Diel, 1 Nëntor 2026

Toyota, lamtumirë Formula 1!

Pas Honda e BMW, Formula 1 e ka humbur edhe një ekip me peshë. Është Toyota, e përfshirë në krizën financiare globale, skuteria që ka vendosur të tërhiqet nga botërori i Formula 1. Këtë lajm e ka bërë të ditur Akio Toyota, numri një i skuterisë japoneze.

Resurset në dispozicion janë të pamjaftueshme për ta siguruar një ekip të fortë. Kriza që e ka kapluar sektorin e automobilave imponon të merren vendime të tilla. Do të bëjmë gjithçka që ta gjejmë zgjidhjen më të mirë për të gjithë punëtorët tonë, tha Toyota i cili kohëve të fundit e kishte përmendur mundësinë e tërheqjes, e cila u zyrtarizua të mërkurën.

Shifrat e fundit të gjigantit të automobilave kanë pësuar ndryshim drastik: shitjet e produkteve të Toyotas në Evropë kanë rënë 10,1 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit 2009. Por, udhëheqësit e Formula 1 nuk duhet të brengosen shumë. Sepse pas tërheqjes së Toyotas janë katër skuteri të gatshme të hyjnë në botën e Formula 1. Janë këto: Lotus, Campos Meta, Manor e USF1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›