Toyota ndalon eksportimin e automjeteve drejt Iranit
"I kemi ndërprerë eksportet me destinacion Iranin, duke marrë parasysh situatën ndërkombëtare", njoftoi kompania në një komunikatë.
"Toyota gjykoi që nëse kompania do të vazhdojë të eksportojë drejt Iranit, ndaj të cilit janë forcuar së fundmi masat shtrënguese, ajo nuk mund të përjashtojë pasoja të pakëndshme ndaj saj në Shtetet e Bashkuara", thuhej sot në gazetën ekonomike "Nikkei", që citon një burim të afërt me çështjen.
Për Toyota-n tregu Iranian nuk është tepër I rëndësishëm pasi në te eksportohen shumë pak makina, (4 000 në vitin 2008, 250 në vitin 2009 dhe 220 nga janari deri në maj të vitit 2010).