E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia refuzon partneritetin e privilegjuar me BE-në

Kryenegociatori turk me BE-në, Egeman Bagis priti sot në Stamboll zv/kryeministrin dhe ministrin belg të Punëve të Jashtme Stiven Vanker, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës së BE-së. Në përfundim të takimit, Bagis duke nënvizuar se Integrimi i Turqisë në BE është në interest ë ndërsjelltë theksoi se "ne nuk pranojmë partneritet të privilegjuar me BE-në. Nuk ka alternativë përveç nëtarësimit të plotë të vendit tonë në BE".

Liderët e disa vendeve Evropiane me në krye Presidentin francez dhe kancelaren gjermane janë shprehur në favor të një partneriteti të privilëgjuar për Ankaranë, gjë të cilën kjo e fundit vazhdimisht e ka refuzuar me forcë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›