E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB bën thirrje për ndihma humanitare për Pakistanin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon shpreson që me apelin e tij dhe të përfaqësuesve pakistanezë në Nju-Jork të marrë premtime financiare që kapin shifrat e 100 milionë dollarëve.

"Ne duhet të preokupohemi edhe për ndihmën në plan afatmesëm dhe atë afatgjatë. Kjo do të jetë një detyrë prioritare dhe e vështirë. Unë bëj thirrje për donacione për të mbështetur me zemërgjerësi Pakistanin në këtë kohë të vështirë”, deklaroi Ban Ki-moon.

Sipas përllogaritjeve të OKB-së nga përmbytjet në Pakistan janë ndikuar
mbi 14 milionë persona, 6 milionë prej të cilëve kanë nevojë për ndihmë urgjente.

SHBA-të e rritën kuotën e ndihmës nga 20 milionë dollarë në 55 milionë
dollarë, teksa Talibanët i bënë thirrje qeverisë pakistaneze të heqë dorë nga ndihma amerikane dhe ofruan nga ana e tyre 20 milionë dollarë.

Po ashtu, Komisioni Evropian njoftoi sot zhbllokimin e 10 milionë eurove ndihmë humanitare shtesë për Pakistanin, nga e cila mund të përfitojnë veçanërisht viktimat e përmbytjeve të rënda lidhur me musonet. Kjo ndihmë u shtohet 30 milionë eurove të tjera të zhbllokuara në fund të korrikut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›