E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Siria’, Shqipëria gati të mbështesë çdo veprim të SHBA dhe NATO-s

TIRANË-Situata në Siri dhe bisedimet në OKB rreth ndërhyrjes ose jo ushtarake kanë qenë dhe në fokus të shtetit shqiptar. Ministria e Punëve të Jashtme reagoi sot me anë të një deklarate për shtyp dhe po kështu dhe kryeministri në detyrë Berisha. Ky i fundit me një deklaratë në rrjetin social, Facebook. Deklarata të ngjashme janë dhënë dhe nga ana e shtetit kosovar.

MPJ
Ministria e Jashtme deklaroi sot se Shqipëria është e gatshme të mbështesë çdo veprim të SHBA-së dhe NATO-s për t'i dhënë fund masakrave në Siri.

"Duke ndjekur me shqetësim situatën në Siri, Shqipëria - ashtu siç është thënë edhe në deklaratën e Kryeministrit, më datë 27 gusht 2013, - ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike", thuhet në deklaratën për mediat.

Të dhënat e fundit të bëra publike nga Sekretari Amerikan, John Kerry, që dëshmojnë me fakte të pakundërshtueshme përdorimin e armëve kimike kundër popullsisë së pafajshme civile, nga regjimi kriminal sirian, duhet të vënë në lëvizje komunitetin ndërkombëtar që të marrë masa të menjëhershme dhe të vendosura ndaj këtyre veprimeve të tilla barbare, të cilësuara si krime kundër njerëzimit.

BERISHA: DIKTATORI AL-ASSAD TË MARRË NDËSHKIMIN E MERITUAR
Kryeministri në largim Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e orëve të fundit në Siri. Berisha në një postim në rrjetin “Facebook”, është shprehur se diktatori Bashar al-Assad duhet të marrë dënimin e merituar, për krimet që bëri kundër popullit të Sirisë duke përdorur gazin nervin.

Berisha ka shkruar se “ prova shumë të qarta faktojnë së diktatori sirian al-Assad ka përdorur gazin nervin dhe ka helmuar për vdekje mbi 1400 fëmijë, gra, burra, civile të pambrojtur në lagjet e Damaskut”.

Kryeministri Berisha ka besimin se “SHBA si vendi me pergjegjesi kryesore per paqen dhe sigurine ne bote, por edhe vendet e tjera te lira, kane te drejte dhe duhet te vendosin vlerat universale te misheruara ne Kushtetutat e tyre

(d.b/m.s/BalkanWeb) Lidhje te tjera Jahjaga: Ndërhyni menjëherë në Siri "Siria", Thaçi: Zgjidhja e vetme ndërhyrja nga ndërkombëtarët Siria: Presim një sulm perëndimor nga momenti në moment Obama: Po analizohen opsione për një sulm të kufizuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›