E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery e Robben, nuk lëvizin

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 19:36

Karl-Heinz Rummenigge nuk e ka asnjë dyshim. Franck Ribery e Arjen Robben, edhe sezonin e ardhshëm do ta veshin fanellën e Bayern Munich.

Mesfushori francez dhe ai holandez janë bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane, por gjiganti Bavarez nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ta.

“Mund t’ju siguroj se që të dy do të qëndrojnë me ne. Ata nuk do të jenë të vetmit, pasi që kemi edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm”, theksoi presidenti i klubit gjerman në një intervistë për tabloidin Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›