E Diel, 1 Nëntor 2026

Tradita, miell dhe vezë për inat të shkollës

Vëzhgim Maturantët mbyllin vitin shkollor, në ditën e fundit thyejnë rregullar në oborrin e gjimnazit

Maturantët i kanë dhënë dje fund vitit shkollor 2010. Tanimë quhen maturant dhe kandidat për student dhe jo nxënës. Me lot në sy, me siklet të madh por edhe me shumë emocion ka qenë dita e djeshme. Nxënësit e kan pritur me gëzim ditën e fundit të shkollës por më pas janë përlotur teksa kanë kujtuar vitet e gjimnazit, hallet që do të kenë deri sa të mbarojnë provimet e maturës, sa të regjistrohen në shkollë të lartë. Emocione të mëdha edhe për ndarjet nga shokët, nga ajo periudhë “tranzicioni” kur i thonë “jo” të gjithëve dhe janë kulmi i shpirtit të kundërshtimit për gjithccka dhe ccdo gjë që nuk u shkon për shtat. Si për të kujtuar një ditë ndryshe dhe për të vazhduar një “metodë” që tashmë është bërë traditë në ditën e fundit të shkollës. Dje maturantët në të gjithë vendin janë paraqitur në shkollë, me miell, vezë e artikuj të tjerë ushqimorë që ngjisin dhe bëjnë pis. Pasi e kanë mbyllur procedurën e të lyerit me miell dhe vezë, ata kanë shëtitur në rrugët e qytetit duke qeshur, duke bërtitur dhe duke ndotur me produktet që gatuhet keku, oborret e shkollës, rrugët dhe vendet ku kanë kaluar.

Për të rriturit kjo mënyrë nuk ka asnjë llogjikë e për më tepër nuk bën sens, ndërsa për maturntët kjo është një thyerje e “butë” rregullash brenda oborrit të shkollës. Kjo metodë është dita e fundit dhe mënyra më bashkëkohore rrebele për tu përshëndetur me mësuesit, shokët e institucionin ku mësuan ccdo ditë për katër vite me radhë. Mbi të gjitha kjo është një nga ditët ku fotot do të dokumentojnë në librin e memories një kujtim të paharruar.

Mielli, vezët, sheqeri por edhe ndonjë gotë alkool janë ccelja e siparit për përfudnimin e shkollës. Fundjava para nisjes së javës së konsultimeve për provimin e parë të maturës do të jetë festë për maturantët. Prenotimet organizimet e gjithccka janë bërë gati. Më pas festa do të vazhdojë me mbrëmjen e maturës e ndonjë ditë udhëtim, në jugun e shqipërisë...

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›