E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet në Tiranë Dita Botërore e Diversitetit Kulturor

MTKRS

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me rastin e 21 majit, Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor, organizoi dje promovimin e librit “Agoj – Album pianistik mbi motive popullore shqiptare”, duke krijuar kështu edhe ndërlidhjen mes edukimit dhe arsimimit të brezit të ri me vlerat e krijuara gjatë viteve, në shprehje të identitetit të tyre kulturor, duke afirmuar edhe një herë rolin unik të trashëgimisë kulturore në forcimin e lidhjeve antropologjike, kulturore, sociale dhe historike të shoqërive. Ky botim u paraprin një sërë masash ligjore që MTKRS po ndërmerr në zbatim të Konventës së Diversitetit të Shprehive Kulturore, shtet anëtar i së cilës Shqipëria është që në nëntor të vitit 2006. 21 maji festohet çdo vit nga viti 2001, pas shpalljes së Asamblesë së Përgjithshme të Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi diversitetin kulturor. Përmes kësaj dite, UNESCO dhe vendet anëtare të saj vazhdojnë të promovojnë rritjen e ndërgjegjësimit për marrëdhëniet mes kulturës dhe zhvillimit ekonomik të një vendi, si dhe rolin e teknologjive të komunikimit në këto marrëdhënie. Përmes kësaj deklarate, diversiteti kulturor shihet si “Trashëgimia e përbashkët e njerëzimit”.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›