Trafi ku i drogës me Italinë, në gjyq dy shokët e Shullazit
Prokuroria e Krimeve të
Rënda ka përfunduar hetimet
dhe dërguar në gjyq
dy persona nën akuzën e trafi kut
ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Bledar Qemalaj dhe Arben
Duraj, dy shokët e Emiljano Shullazit,
akuzohen se kanë trafi kuar
lëndë narkotike nga Turqia në
Itali, ndërsa Shqipëria ishte vend
transit i heroinës. Burime zyrtare
nga Krimet e Rënda thanë se
dosja është regjistruar në datën
27 shkurt 2007 në ngarkim të dy
personave. Regjistrimi i procedimit
është bërë pas dorëzimit nga
autoritetet gjyqësore italiane të
dy fashikujve që lidhen me një
procedim penal të Prokurorisë
së Republikës pranë Gjykatës së
Shkallës së Parë Milano. "Këta fashikuj
shërbyen si burim njoftimi
të veprës penale të kryer në
hapësirën Turqi-Shqipëri-Itali
nga të dënuarit Landi Baçi, Erges
Ymeraj, etj." thanë burimet e
prokurorisë. Nëpërmjet letërporosive
grupi hetimor shqiptar,
i cili kryesohej nga dy prokurorët
Doloresa Musabelliu dhe Adnan
Xholi, kanë zbardhur edhe linjën
e trafi kut. Nga këto akte hetimore
rezulton se disa shtetas shqiptarë,
në bashkëpunim dhe me
shtetas të huaj, transportonin nga
Turqia në Itali lëndë narkotike
të tipit heroinë, të cilën, në disa
raste, e kalonin transit nëpërmjet
Shqipërisë. Meqenëse hetimet
për një pjesë të të hetuarve ishin
të plota dhe nevojiteshin veprime
të tjera hetimore për dy episode
trafikimi lënde narkotike, më
datë 27 shkurt 2007, është vendosur
ndarja e çështjes për të
pandehurit Emiljano Shullazi,
Ervin Ferhati, Erges Ymeraj, Erjon
Gogaj, Selfo Driza, dhe Lutfi Shabani,
për të cilët është vendosur
dërgimi i çështjes për gjykim.
Sipas prokurorisë, nevojiteshin
veprime të tjera hetimore për
të dyshuarit e paidentifikuar
me emrat Nazim Mema i thirrur
Bledi dhe Beni. "I dyshuari i identifi
kuar në Itali me emrin Nazim
Mema, nga hetimet ka rezultuar
të jetë shtetasi Bledar Qemalaj.
Ky person ka përdorur në Itali një
pasaportë false me emrin Nazim
Mema dhe me fotografi në e tij
(Bledar Qemalaj). Qemalaj është
person i dënuar në Shqipëri për
vrasje. Kurse i dyshuari me emrin
Beni është identifi kuar saktësisht
si i pandehuri Arben Fatmir Duraj",
thanë burimet nga prokuroria.
Sipas tyre, të pandehurit
Bledar Qemalaj dhe Arben Duraj,
në datat 25 dhe 26 gusht 2004,
në bashkëpunim, dhe shtetasit
shqiptarë të arrestuar në Itali,
Gëzim Bala dhe Elvis Spahaj kanë
trafi kuar 15 kilogramë lëndë narkotike
të tipit heroinë, sasi kjo që
është eksportuar nga Shqipëria
në drejtim të Italisë. Sipas prokurorisë,
lënda narkotike është
nisur nga i pandehuri Arben
Duraj, i cili e kishte fshehur me
kujdes në autoveturën e korrierit
Gëzim Bala. I pandehuri Bledar
Qemalaj ka ngarkuar me pritjen
e korrierit Gëzim Bala shtetasin
Elvis Spahaj. Ndërkohë, më datë
26 gusht 2004, në brendësi të supermarketit
"Lidl", në Trieste, në
momentin e takimit të shtetasve
Elvis Spahaj dhe Gëzim Bala,
ky i fundit pranë veturës së tij
"Reanult 19" me targa gjermane
H -CD 1682, është ushtruar një
kontroll nga policia italiane e
Breshias dhe si rezultat janë gjetur
dhe sekuestruar në cilësinë e
provës materiale 30 pako të dyshuara
si lëndë narkotike, me peshë
totale 15 kilogramë. Provat e
prokurorisë janë lënda narkotike
e sekuestruar, ekspertimet dhe
identifi kimi me anë të fotografi së,
ekspertimet e zërit dhe përgjimet
telefonike.
Rënda ka përfunduar hetimet
dhe dërguar në gjyq
dy persona nën akuzën e trafi kut
ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Bledar Qemalaj dhe Arben
Duraj, dy shokët e Emiljano Shullazit,
akuzohen se kanë trafi kuar
lëndë narkotike nga Turqia në
Itali, ndërsa Shqipëria ishte vend
transit i heroinës. Burime zyrtare
nga Krimet e Rënda thanë se
dosja është regjistruar në datën
27 shkurt 2007 në ngarkim të dy
personave. Regjistrimi i procedimit
është bërë pas dorëzimit nga
autoritetet gjyqësore italiane të
dy fashikujve që lidhen me një
procedim penal të Prokurorisë
së Republikës pranë Gjykatës së
Shkallës së Parë Milano. "Këta fashikuj
shërbyen si burim njoftimi
të veprës penale të kryer në
hapësirën Turqi-Shqipëri-Itali
nga të dënuarit Landi Baçi, Erges
Ymeraj, etj." thanë burimet e
prokurorisë. Nëpërmjet letërporosive
grupi hetimor shqiptar,
i cili kryesohej nga dy prokurorët
Doloresa Musabelliu dhe Adnan
Xholi, kanë zbardhur edhe linjën
e trafi kut. Nga këto akte hetimore
rezulton se disa shtetas shqiptarë,
në bashkëpunim dhe me
shtetas të huaj, transportonin nga
Turqia në Itali lëndë narkotike
të tipit heroinë, të cilën, në disa
raste, e kalonin transit nëpërmjet
Shqipërisë. Meqenëse hetimet
për një pjesë të të hetuarve ishin
të plota dhe nevojiteshin veprime
të tjera hetimore për dy episode
trafikimi lënde narkotike, më
datë 27 shkurt 2007, është vendosur
ndarja e çështjes për të
pandehurit Emiljano Shullazi,
Ervin Ferhati, Erges Ymeraj, Erjon
Gogaj, Selfo Driza, dhe Lutfi Shabani,
për të cilët është vendosur
dërgimi i çështjes për gjykim.
Sipas prokurorisë, nevojiteshin
veprime të tjera hetimore për
të dyshuarit e paidentifikuar
me emrat Nazim Mema i thirrur
Bledi dhe Beni. "I dyshuari i identifi
kuar në Itali me emrin Nazim
Mema, nga hetimet ka rezultuar
të jetë shtetasi Bledar Qemalaj.
Ky person ka përdorur në Itali një
pasaportë false me emrin Nazim
Mema dhe me fotografi në e tij
(Bledar Qemalaj). Qemalaj është
person i dënuar në Shqipëri për
vrasje. Kurse i dyshuari me emrin
Beni është identifi kuar saktësisht
si i pandehuri Arben Fatmir Duraj",
thanë burimet nga prokuroria.
Sipas tyre, të pandehurit
Bledar Qemalaj dhe Arben Duraj,
në datat 25 dhe 26 gusht 2004,
në bashkëpunim, dhe shtetasit
shqiptarë të arrestuar në Itali,
Gëzim Bala dhe Elvis Spahaj kanë
trafi kuar 15 kilogramë lëndë narkotike
të tipit heroinë, sasi kjo që
është eksportuar nga Shqipëria
në drejtim të Italisë. Sipas prokurorisë,
lënda narkotike është
nisur nga i pandehuri Arben
Duraj, i cili e kishte fshehur me
kujdes në autoveturën e korrierit
Gëzim Bala. I pandehuri Bledar
Qemalaj ka ngarkuar me pritjen
e korrierit Gëzim Bala shtetasin
Elvis Spahaj. Ndërkohë, më datë
26 gusht 2004, në brendësi të supermarketit
"Lidl", në Trieste, në
momentin e takimit të shtetasve
Elvis Spahaj dhe Gëzim Bala,
ky i fundit pranë veturës së tij
"Reanult 19" me targa gjermane
H -CD 1682, është ushtruar një
kontroll nga policia italiane e
Breshias dhe si rezultat janë gjetur
dhe sekuestruar në cilësinë e
provës materiale 30 pako të dyshuara
si lëndë narkotike, me peshë
totale 15 kilogramë. Provat e
prokurorisë janë lënda narkotike
e sekuestruar, ekspertimet dhe
identifi kimi me anë të fotografi së,
ekspertimet e zërit dhe përgjimet
telefonike.