E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Servete Kullës, bie akuza e vrasjes për Genc Hysën

Gjykata e Lartë ka vendosur se ndaj
Genc Hysës nuk rëndon akuza e
vrasjes së bashkëshortes së tij, Servete
Kulla. Ai do të vuajë dënimin vetëm për
akuzën e prostitucionit, pasi për akuzën
e vrasjes është shpallur i pafajshëm nga
gjykatat italiane për të njëjtën ngjarje. Disa
vjet më parë, në Xhenova të Italisë, në një
kazan plehrash, u gjet trupi i masakruar e
pa jetë i Servete Kullës. Dyshimet për këtë
vrasje ranë mbi bashkëshortin e saj Genci
Hysa, i cili e kishte detyruar të prostituonte.
Pas kësaj vrasjeje u arrestuan personat e
dyshuar, ndaj të cilëve ka fi lluar prej disa
vitesh një proces i stërzgjatur gjyqësor.
Viktima Servete Kulla, me banim në
Gjoricaj, të Rrethit të Durrësit, ishte njohur
me bashkëshortin e saj Genci Hysa, në
fi llim të vitit 2000. Prindërit e saj, kryesisht
babai, nuk ishin dakord. Por, pasi ka
këmbëngulur, Genci e ka rrëmbyer. E ka
dërguar në shtëpi dhe e ka prezantuar si
nusen e tij. Më pas ka fi lluar "aventura"
në Itali, e cila ka përfunduar tragjikisht.
Në të dy vendet ka filluar një proces
gjyqësor. Në Shqipëri Genc Hysa u dënua
me 25 vjet burg, ndërsa në Itali u shpall
i pafajshëm për akuzën e vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›