E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafigura shpallet fajtore për eksportin e mbetjeve toksike

Një gjykatë në Holandë ka shpallur një kompani shumëkombëshe, Trafigura, fajtore për eksportimin ilegal të mbetjeve toksike nga Bashkimi Evropian për në Afrikë.

Kompania u gjobit me më shume se një milionë dollarë për dërgimin e mbeturinave në Bregun e Fildishtë, ku ato u groposën përreth qytetit më të madh në vend, Abixhan.

Dhjetëra mijëra vetë u sëmurën, duke mbingarkuar ambientet spitalore të qytetit.

Trafigura tha se ishte e zhgënjyer dhe do ta studionte vendimin me synim apelimin e tij.

Grupi ambjentalist, Greenpeace, tha se vendimi i gjykatës holandeze ishte një paralajmërim i fortë se eksportimi i mbetjeve nuk do të lihej pa u ndëshkuar. /bbc/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›