Obama: Ka ardhur koha të formohet qeveria irakiane
"Pas përfundimit të zgjedhjeve demokratike irakiane në pranverë, Presidenti theksoi se kishte ardhur koha për drejtuesit irakianë të ushtronin përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe të formojnë një qeveri sa më shpejt'', theksohet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan i bëri këto komente pasi u informua për situatën në Irak nga ambasadori amerikan në këtë vend, Kristopher Hill dhe komandanti i trupave amerikane në këtë vend, gjenerali Ray Odierno.
Edhe zv/presidenti, Joe Biden i kërkoi kryeministrit Nouri al-Maliki dhe rivalit të tij, Iyad Allawi për të formuar një qeveri duke përfshirë të gjitha partitë.