Stërvitja SHBA-Kore e Jugut nervozon Korenë e Veriut
Rreth 20 luftanije dhe mbi 100 avionë ushtarakë pritet të marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët katër-ditore duke filluar nga e diela.
Komentet e Koresë së Veriut erdhën në një samit për sigurinë rajonale të organizuar në Vietnam. Samiti i Hanoit, bashkoi shefat e diplomacisë të SHBA-së, Kinës, Koresë së Veriut, të Jugut etj.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut kanë vendosur të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në mënyrë që ti dërgojnë mesazhe të qarta Phenianit se nuk ka dorë të lirë në rajon. Koreja e Veriut akuzohet se ka gjuajtur një luftanije koreanojugore me 26 mars, pas mbytjes së të cilës humbën jetën 46 marinarë.