Shkelje rutinore

Me gjithë faktin se ka pasur buxhet të vogël, Ministria e Bujqësisë, sipas vlerësimit të Auditorit Gjeneral, ka dalë me “sherr” të madh.
Në auditimin e pasqyrave financiare të MBPZHR-së për vitin 2009 janë evidentuar shkelje të renda në prokurim, menaxhimi i dobët brenda ministrisë dhe i subvencioneve, eliminimi i kandidateve të përshtatshëm si dhe mosbarazimi i të hyrave mes bankës dhe thesarit.
Sipas raportit të auditorit, bëhet fjalë diku për 50 mijë euro të pabarazuara në mes ministrisë dhe bankës, çka ka ndikuar që të hyrat në bankë të jenë me të mëdha për 50 mijë euro.
“Ka raste kur nuk është bërë regjistrimi i të hyrave në kodet e duhura ekonomike të përcaktuara nga Departamenti i Thesarit”, ka konstatuar ZAGJ.
Por, ky është vetëm një rast që, sipas auditorit, e bën këtë ministri të mos ketë kontroll të brendshëm lidhur me menaxhimin e të hyrave. Po ashtu, mosmbajtja e një regjistri të saktë ndikon që të hyrat të jenë jo të sakta dhe jo të plota.
“Edhe borxhi i kompanive të ndryshme ndaj Ministrisë ndikon që të hyrat vetjake të jenë me të vogla”, thuhet në raport.
Por, kjo nuk është pothuajse asgjë në krahasim me shkeljet në fushën e prokurimit publik. Në dy raste tenderët i kanë fituar operatorët me çmimin me të shtrenjtë dhe ekonomikisht të papërgjegjshëm, kurse në rastin tjetër nuk është respektuar kontrata për servisimin e automjeteve.
“Në rastin e parë, në mungesë të kontrolleve të duhura, Ministrisë i janë shkaktuar dëme buxhetore prej 26,277 eurosh”, thuhet në raportin e auditorit.
Të kontrata “Mirëmbajtje dhe servisim i automjeteve” në vlerë 141,743 euro, auditori ka testuar pagesat në vlerë prej 14,135 euro dhe është konstatuar se Ministria nuk e ka respektuar kontratën e nënshkruar, sepse ka bërë pagesa për mirëmbajtje dhe servisim të automjeteve për pjesët që s’i ka pas në kontratë. Kjo i ka kushtuar Ministrisë rreth 4,908 euro.
Ndërkaq, vonesa në kryerjen e punëve janë vërejtur të kontrata “Rehabilitimi i pendës së Dujakës dhe betonimi i kanalit të Belegut” në vlerë 264,561 euro. Sipas kontratës, punët është dashur të kryhen brenda vitit 2009.
“Kur kryenim fazën finale të këtij auditimi në prill të vitit 2010, punët ende nuk ishin përfunduar”, konstaton raporti i auditorit.
Sipas auditorit, Ministria e Bujqësisë nuk ka arritur t’i menaxhojë si duhet as kategorinë e subvencioneve dhe transfereve. Saktësisht kjo ka ndodhur te subvencioni i dhënë nga qeveria për ndihmesën e auto-kombajnerëve për fushatën e korrje-shirjeve në vlerë prej 500 mijë eurove. Vendimi i nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë për këtë rast, sipas ZAGJ, ishte shkelur.
“Shpërndarja ishte bërë në proporcion 65 për qind me 35 për qind, dmth për çdo litër të derivateve të marra nga kombajneri, 65 për qind ka paguar pala dhe 35 për qind ministria, dhe kjo ka rezultuar me një suficit prej 68,033 euro”, thuhet në raport.
Po ashtu, ZAGJ ka gjetur se nga mungesa e kontrollit të duhur nga Ministria, shumë persona kanë marrë derivate pa qenë në listën e auto-kombajnerëve nga kuvendet komunale.
Kjo ministri, po ashtu, ka dështuar të inkasojë të hyra nga qiradhënia e pronës se paluajtshme dhe të hyrat nga shitja e mallrave. Ka raste, sipas auditorit, kur kontraktuesit nuk kanë bërë asnjë pagesë në vitin 2009, e të cilat kanë qenë të obliguara të kryhen.
Një shkelje e rëndë është evidentuar të kontrata “Furnizim me material fidanor të hardhisë” në vlerë 460 mijë euro. Në këtë rast, auditori ka konstatuar se mungonin tri oferta të përgjegjshme dhe pranimi i mallit nuk ishte bërë nga personi përgjegjës.
Auditori ka gjetur paqartësi edhe sa i përket Agjensionit të Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK). Në shkurt të vitit 2009 kjo agjenci është ndarë nga MBPZHR dhe është venë nën administrimin e Zyrës së Kryeministrisë. Buxheti i AVUK-ut ka kaluar në Zyrën e Kryeministrit me rishikim në qershor.
“Përkundër kësaj, AVUK-u ka regjistruar të dhëna në Free Balance sipas kodit të Ministrisë deri në muajin e dhjetë”, thuhet në raportin e auditorit.
Për vitin 2009, Ministria e Bujqësisë nuk ka as regjistër përfundimtar mbi pasuritë e saj dhe, sipas ZAGJ-it, nuk ka menaxhuar në pajtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Buxheti i Ministrisë se Bujqësisë për vitin 2009 ka qenë 11.5 milionë euro, kurse me rishikim kjo shumë është reduktuar në 10.7 milionë euro.