E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, dy te vdekur ne Vlore

Dy persona te vdekur dhe një i plagosur rende është bilanci i një aksidenti ne rrugën Vlore-Fier ne orët e para te mëngjesit. Makina me te cilën udhëtonin Sajmir Hasani me te shoqen dhe nipin ka dale nga rruga, për shkak te errësirës dhe shpejtësisë se madhe ne afërsi te Panajase. Klaudia Hasani, 23 vjeçe dhe Edi Hasani, 15 vjeç kane gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa shoferi është plagosur rende. Si te mos mjaftonte kjo, edhe makina tjetër qe po transportonte shoferin drejt spitalit te Vlorës është përplasur me një mjet te parkuar aty pranë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›