E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik droge e armesh drejt Malit te Zi, arratiset i dyshuari

Nje trafikant droge dhe armesh i ka shpetuar ndjekjes te policise se Malesise se Madhe afer doganes se Hanit te Hotit, duke kaluar pertej kufirit shqiptaro-malazez. Uniformat blu munden te gjenin vetem canten e hedhur, brenda se ciles kishte 767 gr lende narkotike heroine dhe shtate fisheke. Ndersa policia e Korces, sekuestroi pas nje kontrolli 800 gr hashash dhe ndaloi si te dyshuar tre te rinj.

Mesnaten e se martes, duke u zbardhur dita e djeshme, efektivet e postes se Bajzes, prane Hanit te Hotit, dalluan nje person qe tentonte te kalonte kufirin ilegalisht, me destinacion Malin e Zi. Megjithese e kane ndjekur per minuta te tera, blute nuk munden ta arrestonin te dyshuarin, por thane se gjeten nje cante te braktisur prej tij ne pyllin e zones. "Pas kontrollit qe iu be cantes se braktisur, u konstatua nje pako e ambalazhuar me peshe 767 gram, brenda se ciles ndodheshin pako te vogla nga 10 gram secila, qe dyshohet te jene lende narkotike heroine", thane burime zyrtare. Po keshtu u sekuestruan edhe shtate fisheke te kalibrit 6,35 mm.

Po diten e djeshme, policia e Korces ndaloi tre te rinjte Ilirian Bame, 35 vjec, Julian Hasimi, 35 vjec dhe Florian Fejzullahu, 30 vjec, te tre nga lagjia nr. 4. Shkak eshte bere gjetja ne makinen me targa KO6735B, qe drejtohej nga Bame, e nje sasie prej 800 gr hashash, e destinuar per tregun e qytetit.

Trafikantet e droges dhe te armeve po tentojne gjithnje e me shume zonen kufitare ne Veri te vendit. Hani i Hotit dhe Muriqani jane bere zona te preferuara jo vetem per trafikantet, por edhe per kontrabandistet, duke perfituar nga mungesa e infrastruktures se policise, duke kaluar droge, mallra ne aksin Mali i Zi-Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›