Shkoder, keshilltaret sherr per legalizimet
Shkoder- Sherret mes anetareve te Keshillit Bashkiak te Shkodres nuk kane te sosur. "Lufta" e fjaleve ne mbledhjen e radhes qe eshte zhvilluar dje ka sjelle edhe largimin e 10 keshilltareve te majte, qe bojkotuan seancen e diskutimeve per miratimin e disa projekteve. Shkak ka qene pretendimi i opozitareve, qe Keshilli te merrte parasysh ankesat e grupit te banoreve qe protestuan kunder prishjes se ndertesave tek ish-Divizioni. Por kur eshte kaluar ne nje tjeter rend dite, atehere ne grup nga keshilltaret e majte, braktisen sallen duke akuzuar drejtuesit e bashkise Shkoder. Por gjithcka nuk ka mbaruar ketu, pasi keshilltaret e mbetur qe perbenin dhe shumicen, kane hartuar nje deklarate, ku e cilesonin bojkotin e te majteve jo vetem te nxituar por si "politika e re e bojkotit", qe pengon vendimmarrje te rendesishme per qytetin, si miratimin e projekteve per shtimet e rrugeve dhe ndihmat sociale te se varferve. Kunderpergjigja eshte dhene nga kreu i keshilltareve socialiste, Ndue Dodaj, qe ka thene se braktisja e mbledhjes eshte bere pas refuzimit te kerkeses se tyre, qe bashkia te mos nderhynte per te prishur shtepite tek ish-Divizioni deri ne shpalljen e vendimit te prere te gjykates.
Te djathtet kane miratuar rendin e dites, ku mes tyre binte ne sy shpallja "Qytetar nderi i Shkodres" te presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu. Ne fund ata kane bere edhe nje rezolute tip deklarate per socialistet. "Ata largohen pikerisht kur po miratohen disa projekte e vendime, midis tyre dhe ndihma ekonomike te familjeve ne nevoje, miratimin e buxhetit shtese rreth 50 milione per investimet publike. Kjo eshte politika e re e bojkotit", thuhej ne deklaraten e djeshme. Madje kane shkuar me tej duke akuzuar te majtet se "per tete vjet me radhe e kane lene Shkodren ne mjerim dhe varferi te thelle". Sipas Keshillit Bashkiak, fondet e dhena per kete vit ne Shkoder jane sa dyfishi i fondeve qe merrte qyteti gjate periudhes 1997-2005. Ky fond prej 50 milione lekesh do te perdoret ne shtrimin e 15-te rrugeve te brendshme, trotuareve dhe kanalizimeve.
R.Llazari