E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik droge nga arresti shtëpiak, pranga 44-vjeçarit në Himarë

droge-e-sekuestruarVlorë-Një 44-vjeçar ka thyer masën e sigurisë të dhënë nga Gjyakata e Vlorës, arrest shtëpiak duke u bërë drejtuesi i një bande trafiku droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Mësohet se Ilia Prendi, i njohur ndryshe si Arben Shtëmbari ka dërguar drogë të llojit kanabis sativa drejt Italisë.

Por Prendi është arrestuar në flagrancë, në tentativë për të transportuar drogë nga brigjet e Himarës drejt shtetit fqinjë.

Ilia Prendi akuzohet edhe për kanosje e gjobëvënie të Dritan Bellos, banues në Vlorë. Sakaq bëhet me dije se çështja ndaj Prendit i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për gjykim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›