E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha gënjen mbi gjatësinë e rrugëve të reja, ndërtoi vetëm 1.515 km

autoTiranë- Partia Socialiste ka deklaruar sot se kryeministri Sali Berisha ka gënjyer mbi gjatësinë e rrugëve që ka shtruar qeveria e tij gjatë viteve në pushtet.

Në një deklaratë për mediat përfaqësuesi i PS-së, Artan Lame, u shpreh se kryeministri ka gënjyer kur tha se ka ndërtuar 10.400 km rrugë, pasi sipas tij totali i gjatësisë së rrugëve është 1515 km.

Lame u shpreh se Partia Socialiste ka bërë llogaritjen e të gjitha rrugëve të reja dhe sipas saj gjatësia e përgjithshme e tyre nuk është e njëjtë me atë që deklaron qeveria aktuale.

Nga llogaritje e bëra kemi arritur në përfundimin se:

Autostrada- 0 km; Superstrada- 135 km; Rrugë kombëtarë të ndërtuara dhe rikonstruktuara- 560 km; Rrugë rurale 680 km; Rrugë rurale të reja 140 km. Dhe në total të gjitha shkojnë në 1515 km. Pra gjithsej 1515 km rrugë nga ato me katër korsi deri në 1 korsi,- tha Lame.

Më tej ai u shpreh se Partia Socialiste sfidon kryeministrin dhe Ministrinë e Transporteve të publikojnë tabelat me rrugët dhe gjatësitë përkatëse të tyre.

Një tjetër problem sipas Lames është edhe fakti që Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk ka faqe elektronike në internet, ku mund të jepte të dhëna për rrugët. Ai ka komentuar edhe deklaratat në faqen zyrtare të Ministrisë së Transportit, ku sipas tij nuk ka statistika por kundërpërgjigje ndaj deklaratëve të PS-së.

Janë pesë njoftime që merren me ragime. Po kjo ministri ska punë tjetër? Do mjaftonte një deklaratë ku të listoni emrat e rrugëve me gjithë gjatësi. Mbetemi në pritje që qeveria të publikojë tabelat. Duhet ta paguajmë si frëngu pulën, pasi do flasim në vijim për problemet dhe si janë ndëruar këto rrugë,- tha Lame.

Në përfudnim ai tha se pas tetë vitesh qeverise qeveria vetëm sot ka çuar për miratim ligjin mbi standartet e rrugëve, duke vënë në pikëpyetje, sipas tij, standartet e qarkullimit rrugor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›