Deshton atentati ne fabriken e cimentos
Fushe-Kruje- Rojet e fabrikes se cimentos ne Fushe-Kruje, zbulojne 800 grame eksploziv ne fitil te ndezur, po qe per fat te mire nuk ka shperthyer. Lenda plasese e llojit tritol eshte hedhur ne afersi te peshores se fabrikes, brenda ambienteve. Ndricimi qe ka leshuar fitili zjarrpercjelles ne erresire, ka bere qe rojet te japin alarmin rreth ores 20:00 te mbremjes se hene, pikerisht ne momentin qe ndodhi edhe aksidenti tragjik ne autostraden Tirane-Fushe-Kruje. Policia mori deshmite e punonjesve te pranishem, rojeve dhe drejtuesve te fabrikes dhe po heton ne dy pista, ate te konflikteve te pronesise qe vijon prej disa vitesh me banoret e zones ku eshte ngritur fabrika dhe hakmarrjes, per ngjarjen e ndodhur te dielen kur nje 20-vjecar u qellua per vdekje nga nje roje i fabrikes, teksa tentonte te kryente vjedhje. Menjehere informacioni i eshte percjelle Komisariatit te Fushe-Krujes dhe Drejtorise se Policise ne Durres. Eksperte te sektorit Antimine, kane bere keqyrjen e vendngjarjes dhe me pas caktivizuar eksplozivin qe vijonte te ishte i lidhur me fitilin zjarrpercjelles me gjatesi rreth nje meter. Nga keqyrja eshte vene re se fitili ishte i djegur, por gjate ketij procesi eshte fikur ne rrethana te paqarta. Dyshimet e para kane qene per nje kercenim, por burime nga grupi hetimor thane se akti ka mbetur ne tentative dhe nese djegia e fitilit do te kishte vazhduar, pasojat do te ishin te renda. Sasia e tritolit ka qene rreth 1 kg dhe e mjaftueshme per te shkaterruar nje pjese te mire te fabrikes ne vendin ku ishte hedhur, apo demtuar punonjesit e shumte qe ende nuk ishin larguar nga puna.
Ekspertet kane kryer keqyrje edhe per gjurme gishterinjsh, kembesh dhe rrethana te tjera qe mund te cojne deri tek autoret e dyshuar. Megjithese jane kryer shoqerimet e disa banoreve perreth zones se fabrikes qe pretendojne edhe pronesi, deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar. Policia ka nen mbikeqyrje edhe te afermit e djalit qe mbeti viktime, pasi tentativa per hedhje ne ere ka ndodhur vetem nje dite pas kesaj ngjarjeje. Roja i fabrikes u arrestua, ndersa deshmoi se viktima tentonte te vidhte materiale ne fabrike.