E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik i rënduar nëpër rrugët e Tiranës

Dita e hënë ka shënuar edhe për këtë javë një trafik të renduar në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Prej orëve të para të mëngjësit e deri në vazhdim rrugët e kryeqytetit kanë qënë pothuajse të bllokuara.Trafik i rënduar është vënë re në çdo cep të Tiranës ,por vështirësi më të madhe automjetet e tonazheve të ndryshme kanë hasur në hyrje-daljet e qytetit. Më konkretisht në rrugën e Durrësit, rrethrrotullimi i Zogut të Zi , bulevardi "Dëshmorët e Kombit" si dhe Rrugën e Elbasanit trafiku i ditës së hënë është kthyer në një makth për të gjithë drejtuesit e automjeteve, por edhe për kalimtarët.
Kthimi në vazhdim i pushuesve, parapërgatitjet për vitin e ri shkollor si dhe ardhja e shumë studentëve të rretheve për sezonin e provimeve të vjeshtës, janë disa nga shkaqet e këtij trafiku tepër të rënduar. Nga ana tjetër vihet re se semaforët, megjithëse luajnë një rol të rëndësishëm në orientimin dhe menaxhimin e rrymave të trafikut,në shumicën e rasteve dhe në kryqëzime të veçanta nuk funksionojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›