E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik klandestinesh me Greqine, dy ne pranga

TIRANE- Dy trafikante klandestinesh jane vene ne pranga ne Tirane. Arrestimet jane bere dje. Burimet thane se, nje prej te arrestuarve, eshte babai i nje prej personave te perfshire ne vjedhjen e bankave nepermjet kartave te klonuara, Redi Cekanit. Jak Gjoka 35 vjec dhe Spiro Cekani, rreth 50 vjec, jane ndaluar nga sektori i antitrafikut, nen akuzen e "organizimit te trafikut klandestin dhe trafikimit te personave", nga Shqiperia ne drejtim te Greqise. Arrestimi i tyre, eshte bere i ditur gjate dites se djeshme, ndersa mesohet se, nen hetim jane dhe dy persona te tjere si dyshuar. Policia tha mbreme, se eshte duke punuar per ndalimin e tyre, pasi jane te dyshuar si bashkepunetore. Personat e arrestuar, sipas burimeve te policise merrnin perafersisht nga 500 euro per cdo person qe do te kalonte ne drejtim te Greqise. Nderkaq shoferi i nje kamioni me targa turke u vu ne pranga nga policia, ne Kapshtice, kur po tentonte te kalonte si klandestine 8 afgane. Burime nga policia thane se 35-vjecari Ekcin Demir, eshte kapur rreth ores 21:00, kur gjate kontrollit te mjetit u gjeten klandestinet, qe kishin hipur ne kamion ne Greqi dhe do te shkonin ne Itali. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›