E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Nikles" merren shenjat e gishterinjve

Tirane- Shenjat e gishterinjve te nje prej te pandehurve te cilesuar si anetar i "Bandes se Nikles" jane marre dje nga gjykata per t'u ballafaquar me ato qe dispononte policia. Mustafa Xheka ka bere me dije dje ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda se shenjat e gishterinjve nuk ishin te tijat, ndersa ai nuk ka marre pjese ne asnje vjedhje per te cilen eshte denuar nga shkalla e pare. per kete gje trupi gjykues i kesaj gjykate ka vendosur te ballafaqoje edhe shenjat e gishterinjve, ku edhe do te paraqese rezultatet mbi pretendimet e ngritura nga i pandehuri. Keto shenja te gishterinjve do te verifikohen nga ekspertet e thirrur nga gjykata. Te pandehurit e ketij gjykimi jane Flamur Haka, Petrit Lleshi, Mustafa Xheka, Edmond Sina, Agron Tafai, Ervin Belba dhe Kreshnik Berisha. Sipas Prokurorise, te pandehurit akuzohen per 11 ngjarje kriminale midis tyre edhe atentati i deshtuar ndaj djalit te ish-biznesmenit Abaz Ulliri, i cili mbeti i plagosur dhe grabitja e tre biznesmeneve te tjere. Ata akuzohen se kane nisur veprimtarite e tyre kriminale ne vitin 1998. Shtate anetaret e kesaj bande akuzohen edhe per vjedhje me dhune te tre kambisteve dhe armembajtje pa leje. Sipas organit te akuzes, te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vrasjes", "vrasjes se mbetur ne tentative", "rrembim dhe mbajtje peng", "mbajtje pa leje te municioneve luftarake", vepra keto penale te kryera ne bashkepunim me njeri-tjetrin.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›