Ish-kryekomunari, nuk kam kryer falsifikime
Tirane - Procesi gjyqesor per abuzimet me pronat e Kasharit, ka vijuar dje me deklarimet e te pandehurit Alfred Sulaj. Perpara gjykatesit te ceshtjes Bujar Krasniqi, i pandehuri ka bere me dije se nuk i pranon akuzat e ngritura nga prokuroria. "Une nuk kam bere asnje falsifikim I kerkoj prokurorit qe te me gjej vetem nje shkrese apo nje firme qe une kam falsifikuar. Kjo shkrese qofte falsifikim ligjor apo intelektual. Une jam pre e politikes qe luhet ne kete vend, pasi duke qene se jam nje ish kryekomunar i majte, rrotacioni i pushteteve ka bere qe une te jem ketu", keshtu eshte shprehur dje i pandehuri Sula. Ndersa nga ana tjeter ai ka lidhur akuzat edhe me vdekjen e Gani Kamberit, nje prej denoncuesve te abuzimeve. "E gjithe kjo ka bere qe une jam akuzuar nga kjo prokurori per vrasjen e Gani Kamberit, procedim ky qe me pas eshte pushuar pas zhvarrosjes se viktimes. Duke qene se nuk ka fakte une edhe ne kete rast jam pas hekurave, pasi i gjithe falsifikimi eshte bere nga Bardhyl Kamberi", ka vazhduar ai.
Sipas tij shefi i kadastres qe ishte pikerisht Bardhyl Kamberi, iu ka dhene te afermve te tij te gjitha pronat e komunes, e pikerisht ai ishte personi qe kishte kryer falsifikimet.
Me pas gjykatesi i ceshtjes ka shtyre seancen gjyqesore per nje date tjeter ne menyre te tille qe prokurori te pergatise konkluzionet e tij perfundimtare. Te pandehurit e ketij gjykimi do te perfitojne nje te treten e uljes se denimit, pasi ata gjykohen me gjykim te shkurtuar. Te pandehurit e dosjes "Kashari" akuzohen per mbivendosje te pronave ne kete komune. Mbi ta rendojne nje sere akuzash si "shperdorim detyre", "falsifikim" etj. Sipas hetimeve abuzimet me pronat e Kasharit kane nisur qe ne vitin 2000, kur ajo drejtohej nga Naim Karaj. Keto abuzime kane vijuar edhe nga pasardhesit e tij, Faik Fejzo dhe Alfred Sulaj. Fillimisht ata dyshohet se kane falsifikuar dokumentet e pronesise, ne bashkepunim me ish-kryeplakun e fshatit, Islam Shera dhe me pergjegjesin e dy punonjes te Kadastres se Kasharit. Ata kane pajisur me vertetime pronesie persona te ndryshem, duke mos qene banore te kesaj komune, kundrejt perfitimeve te paligjshme, madje ne raste te tjera, tapite ua kane ndare miqve dhe te afermve te tyre. Abuzimi tjeter konsiston ne ndryshimin e trojeve, nga toke bujqesore, ne troje per ndertim pallatesh shumekateshe. Behet fjale per te pakten 150 dynym toke bujqesore, mbi te cilen jane ndertuar pallate. Ne kete forme ata kishin perfituar shuma te medha parash, duke dhene leje ndertimi pallatesh edhe pse nuk ishte kompetence e tyre.