E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga te denuarit me 6 vjet burg per perdhunimin e nje te miture

Grazzanise - Policia italiane ka vene ne pranga nje shqiptar, pasi ishte shpallur ne kerkim, i denuar me 6 vjet burg. Allaman Troka, ka marre kete vendim pasi ka qene i akuzuar per marredhenie seksuale me dhune, me nje vazje te mitur, 10-vjecare, ne qytetin ku ai banonte. Nje dite me pare, media italiane beri te ditur se, karabinieret e komisariatit te Grazzanise, kane ekzekutuar urdhrin e leshuar nga gjykata e ketij qytetit. Urdhri ishte leshuar nga gjykata e shkalles se dyte penale. Arrestimi i Allaman Troka, 24 vjec, eshte bere ne Santa Maria Capua Vetere, lagje e Grazzanise, ku ishte me vendqendrim. Policia ka bere te ditur se 24-vjecari Troka, qytetar shqiptar, ka qene dhe me pare i ndaluar per disa vepra penale dhe se ishte i njohur per ta.

Sipas policise, i dyshuari ishte denuar me 6 vjet burg ne gjykaten e Shkalles se Pare, ne kete vend, per akuzen e "marredhenies seksuale me dhune", ndaj nje vajze te mitur, e cila ne kohen kur ka ndodhur ngjarja e rende ka qene 10 vjece. Ngjarja sipas burimeve, ka ndodhur ne muajin shkurt te vitit 2006, ne qytetin e quajtur Mondragone.

Allaman Troka, se bashku dhe me vellane e tij, Bekim Troka, tani 27 vjec, jane ne Itali pa leje qendrimi. 27-vjecari Troka, eshte i denuar me 8 vjet burg, per disa akuza, si "kalim klandestin i kufirit" dhe "mos zbatimit te urdhrit te perjashtimit".

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›