Digjet nje banese ne Burrel
Nje banese ku jetonin disa familje eshte djegur teresisht ne qytetin e Burrelit. Fatmiresisht ska pasur viktima, por vetem deme materiale. Zjarri ka rene ne ndertesen ku banonin shtate familje rreth ores 10 e 30 te se enjtes, dhe per ta shuar jane nevojitur rreth dy ore. Policia ende nuk ka nje version perfundimtar te zjarrit, por dyshohet se nje prej familjeve kishte konflikt me familjet e tjera, dhe zjarri mund te jete i qellimshem. Flaket kane shkaktuar panik ne Burrel, pasi ndertesa gjendej afer qendres se qytetit. Policia dhe zjarrefikesit kane ardhur menjehere prane baneses. Ajo cka ka habitur banoret ishte fakti qe heren e pare zjarefikesja nuk kishte uje. 48 persona, te moshave te ndryshme tashme jane ne qiell te hapur, dhe nga pushteti lokal nuk ka pasur asnje ndihme, apo deklarate per ndihma. Banoreve u jane djegur teresisht te gjitha orendite shtepiake.