E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon odiseja e „Bandes se Durresit“

Avokatet e bandes se Durresit kerkojne veçimin e seancave gjyqesore per klientet e tyre. Mungesa e vazhdueshme ne seancat gjyqesore e disa prej avokateve si dhe shtyrja e seancave ka çuar ne perplasjen mes avokateve. Disa kerkojne qe gjyqi per klientet e tyre te behet individualisht ne menyre qe te perfundoje ky gjyq qe ka filluar prej disa kohesh. Organi i akuzes eshte shprehur se avokatet nuk po tregohen korrekte duke gjetur aresye per te mos marre pjese ne séance. Akuzat e Prokurorise ne drejtim te avokatve te cilet mungojne qellimisht per te shtyre seancat, ka qene shkaku i nje debati te ashper mes paleve. Trupi gjykues pasi ka shqyrtuar kerkesen e avokateve per te veçuar te pandehurit, ka hedhur poshte kete kerkese pasi duke pare natyren e çeshtjes nuk mund te behet veçimi i te pandehurve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›