Dita e 15-të, të tjera manifestime në Greqi
Athinë - Në ditën e 14 të protestave në Greqi, pritet që sot të organizohet një koncert i madh në shenjë mobilizimi të të gjithë popullit pas vdekjes së 15 vjeçarit dy javë më parë. Greqia, ka kaluar një natë të qetë për tu lënë sot sërish vendin manifestimeve të tjera. Në mbarim të një manifestimi ku merrnin pjesë 5 000 gjimnazistë, studentë dhe militantë të së majtës u arrestuan gjashtë persona gjatë përplasjeve mes forcave të policisë dhe disa të rinjve. Policia greke ka bërë të ditur se ka marrë masat e duhura të sigurisë gjatë organizimit të koncertit.
Ndërkohë, Konfederata Sindikaliste Greke ka parashikuar zhvillimin e një manifestimi para parlamentit për të protestuar kundër buxhetit. Gjimnazistët kanë parashikuar të mblidhen në lagjen Peristeri, në perëndim të Athinës ku një adoleshent u plagos lehtë nga një person i paidentifikuar.